PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekini pret ndihmësen e presidentit sirian, Bouthaina Shaaban
2012-08-16 15:11:16 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës, Yang Jiechi, u takua gjatë paradites së të enjtes me ndihmësen e afërt të presidentit sirian, Bouthaina Shaaban.

Vizita bëhet në kuadër të përpjekjeve të Kinës për nxitjen e zgjidhjes politike të problemit të Sirisë.

Yang Jiechi u shpreh se vizita e znj. Shaaban i shërben shkëmbimit të pikëpamjeve lidhur me çështjen siriane.

"Unë dëgjova me kënaqësi opinionin tuaj për gjendjen në Siri dhe dëshiroj t'ju tregoj qëndrimin e Kinës. E di që do të takoheni me disa personalitete të institucioneve studimore të Kinës dhe mendoj që një e gjë e tillë do të ndihmojë në shtimin e njohjes reciproke," u shpreh kryediplomati kinez.

Nga ana e saj, Shaaban u shpreh se kjo vizitë shfaq vendosmërinë e presidentit dhe liderëve në Siri për komunikim me Kinën miqësore, dhe për ta njohur atë me gjendjen e tanishme në Siri.

Krahas Shaaban-it, pala kineze ka bërë të ditur që po merr në konsideratë të ftojë edhe palën opozitare siriane të vizitojë Pekinin. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China