PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB-ja: Të dyja palët në Siri janë përgjegjëse për luftën
2012-08-16 09:41:03 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria siriane dhe kryengritësit e armatosur kanë kryer shumë krime gjatë situatës së tensionuar në Siri, duke shkelur të drejtat e njeriut. Këtë e deklaroi Misioni Vëzhgues i OKB-së në Siri të mërkurën, në raportin mbi të drejtat e njeriut. Sipas këtij raporti, të dyja palët në konflikt kanë shkelur edhe të drejtat e fëmijëve.

Raporti vazhdon më tej duke nënvizuar se pas muajit shkurt, gjendja humanitare në Siri është përkeqësuar rëndë, janë acaruar konfliktet ushtarake dhe të dyja palët kanë shtuar përdorimin e forcës ushtarake si dhe metodat brutale.

Gjithashtu, OKB-ja fajëson regjimin edhe për masakrën në Hula, duke raportuar se ushtria siriane dhe milicia pro regjimit të Bashar al-Assad duhet të mbajnë përgjegjësinë e plotë për këtë masakër, ku gjetën vdekjen qindra civilë. Masakra e Hula-s ndodhi më 25 maj. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China