Sipas mediave britanike, Irani po krijon dhe po stërvit forca milicie siriane për ta ndihmuar qeverinë e Damaskut, që ndodhet tani në gjendje të vështirë. Lidhur me këtë, sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta paralajmëroi se ky veprim i Iranit ka për qëllim të shkaktojë tensionimin e situatës dhe do ta përkeqësojë gjendjen në këtë rajon.
Irani nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me njoftimet e mediave britanike dhe kritikat e ShBA-së.
Për një kohë të gjatë Irani e ka konsideruar Sirinë si një partnere të rëndësishme në rajon dhe ka qenë kundër ndërhyrjes së huaj në punët e brendshme të këtij vendi. (Du/Artani)