PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siria pezullohet nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik
2012-08-16 19:48:59 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka pezulluar nga gjiri i vet Sirinë. Vendimi u mor pas një takimi të veçantë të këtij blloku 57-anëtarësh në Mekë të Arabisë Saudite.

Ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite Nizar Madani Bin Obaid thotë:

"Ka pasur shqetësim të madh lidhur me mizoritë dhe veprimet çnjerëzore që janë kryer kundër popullit sirian. Udhëheqësit kanë rënë në një mendje për nevojën e ruajtjes së unitetit në Siri dhe për ndërprerjen e menjëhershme të dhunës me pezullimin e Sirisë nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik."

Në një deklaratë të kësaj organizate bëhet gjithashtu thirrje për një përfundim të menjëhershëm të luftimeve në Siri.

Sekretari i Parlamentit sirian Khaled Aboud shprehet se pezullimi i Sirisë nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik nuk do të ketë asnjë ndikim negativ mbi vendin e tij. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China