Shefja e Kombeve të Bashkuara për misionet humanitare Valerie Amos ndodhet në Siri.
Ajo tha se situata në vend është përkeqësuar që nga vizita e saj e fundit në muajin mars.
Amos thotë se Kombet e Bashkuara po punojnë fort për të ndihmuar të shpërngulurit që pas acarimit të konfliktit.
Komentet e zonjës Amos erdhën pas vizitës në një shkollë të improvizuar në vendstrehim për sirianët e shpërngulur.
(soundbite/ 0815 Amos)
"Është e qartë se situata është përkeqësuar që kur isha këtu për herë të fundit në mars. Së bashku me partnerët tanë, Kryqin e Kuq Arab të Sirisë, siç edhe ju e di ne kemi bërë një punë të shkëlqyer për të siguruar se njerëzit që kanë nevojë për ndihmë do ta marrin atë, ne do të vazhdojmë t'i ndihmojmë ata e njëkohësisht do të shtojmë përpjekjet tona."
Amos thotë se Kombet e Bashkuara po përpiqen gjithashtu të ndihmojnë Kryqin e Kuq Sirian si edhe organizata të tjera joqeveritare siriane. (Leftion Peristeri)