Qeveria siriane përshëndeti deklaratën e miratuar në takimin ndërkombëtar, të organizuar pak ditë më parë në Iran, në lidhje me krizën në këtë vend. Qëndrimi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë.
Damasku falenderoi Iranin dhe vendet pjesëmarrëse të konferencës për përpjekjet që po bëjnë për zgjidhjen e krizës.
Në takimin e së enjtes së kaluar për Sirinë, në Teheran u mblodhën përfaqësuesit e 30 vendeve, përfshirë ata nga Kina, Rusia, etj. Pas takimit, pjesëmarrësit miratuan një deklaratë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në Siri dhe vlerësuan se bisedimet janë e vetmja zgjidhje e krizës aktuale. (Çan Jean/ Ardi Pulaj)