PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siri, vazhdojnë luftimet në kryeqytetin Damask
2012-08-12 19:00:54 CRI Komenti juaj Printoni

Trupat qeveritare dhe kryengritësit e armatosur vijuan të shtunën luftimet e ashpra në kryeqytetin e Sirisë Damask. Deri tani ende nuk ka njoftime për numrin e të vdekurve e të plagosurve gjatë këtyre luftimeve.  

Ndërkaq, sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton u shpreh se ShBA-ja do të forcojë më tej përkrahjen ndaj opozitës siriane, duke i ofruar ndihmë në fushën e informacionit e të telekomunikacionit, si edhe në fonde, për të përshpejtuar rrëzimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Asad. Ndërsa pala britanike bëri të ditur se nuk do t'u japë armë forcave antiqeveritare siriane, por do të forcojë kontaktet me to.

Sipas Agjencisë së Refugjatëve të OKB-së, deri në fund të korrikut afro 150 mijë sirianë kanë lënë vendin e tyre dhe janë vendosur në Jordani, Irak, Liban dhe Turqi.

(Çan Jean/Artani)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China