PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siria përballet me mungesë medikamentesh nga sulmet në Aleppo
2012-08-10 12:02:58 CRI Komenti juaj Printoni
Më shumë se gjysma e laboratorëve farmaceutikë të Sirisë janë mbyllur si pasojë e krizës që ka mbuluar vendin. Ajo që e ka përkeqësuar dhe më tej situatën është përballja mes forcave qeveritare dhe rebelëve të armatosur në Aleppo, ku gjenden edhe pjesa më e madhe e laboratorëve farmaceutikë.

Pak muaj më parë, qeveria siguroi se sektori i shëndetësisë po zhvillohet mbarë dhe prodhimi i medikamenteve mund të mbulojë kërkesat e banorëve.

Megjithatë, prodhimi i medikamenteve u përkeqësua përtej parashikimeve dhe disa tipe ilaçesh mungojnë në farmaci.

Një zyrtar i lartë i Sirisë Al-Shihab fajësoi qeverinë dhe administratën vendore në Aleppo për këtë dështim në sektorin farmaceutik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi së fundmi se fabrikat farmaceutike në Siri u mbyllën për shkak të situatës së sigurisë, duke shkaktuar një krizë në këtë sektor, nga mungesa e një sërë medikamentesh.

OBSH-ja shtoi se Siria prodhonte 90 për qind të ilaceve të saj, por ky prodhim dështoi për shkak të gjendjes së sigurisë, mungesës së lëndëve të para, sanksioneve dhe ngritjes së çmimit të karburantit.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Tariq Jassar Fitch, u shpreh se" një numër i fabrikave janë mbyllur, gjë që ka shkaktuar mungesë medikamentesh," duke shtuar se vendi ka nevoja urgjente për ilaçe për tuberkulozin, hepatitin, tensionin e lartë, diabetin, sëmundjet e veshkave etj. "

Jassar Fitch konsideroi se sfida më e madhe për ekipin e OBSH-së është pamundësia e saj për të furnizuar sirianët me ilaçe, pamundësia për të patur qasje në qendrat shëndetësore etj., si pasojë e dhunës në vend.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Wael al-Halqi konfirmoi muajin e kaluar se sektori farmaceutik është i sigurt, pasi vendi ka gjendje stoku për furnizime mjekësore, lëndë të para etj, për një periudhë 6-mujore.

Një javë më parë, Irani ofroi për Sirinë 50 ambulanca, përveç sasisë së ilaceve me vlerë 1.2 milion dollarë amerikanë për trajtimin e sëmundjeve kronike.

Halqi shtoi se duhet të kërkohet për burime të reja për të importuar furnizime mjekësore dhe farmaceutike nga vendet mike, për të reduktuar ndikimin e embargove ekonomike për Sirinë.

Treguesit ekonomikë të Sirisë paraqesin një tabllo të zymtë pasi rënia ekonomike ka ndikuar pothuajse të gjitha bizneset. Inflacioni është rritur dhe bashkë me të janë rritur edhe çmimet e pothuajse të gjitha mallrave. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China