PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Irani organizon takim ndërkombëtar për Sirinë
2012-08-10 19:06:20 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesit e më shumë se 30 vendeve, përfshirë Kinën, Rusinë, Irakun dhe Jordaninë u mblodhën në Teheran për të diskutuar mënyrat për zgjidhjen e krizës në Siri.

Konferenca u refuzua nga SHBA-ja, që ka akuzuar Iranin se po ndihmon presidentin sirian Bashar al-Asad të vrasë bashkëkombasit e tij.

Ministri i jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi paraqiti rezultatet e bisedimeve.

"U propozua që të krijohet Grupi i Kontaktit, i përbërë nga përfaqësuesit e vendeve neutrale, për të menaxhuar situatën me të dyja palët dhe për t'i hapur rrugën mirëkuptimit të ndërsjelltë, ndërveprimit dhe dialogut", tha Salehi.

Ai shtoi se si pengesa më e madhe për armëpushimin, ndihmat humanitare, dialogun e zgjidhjen paqësore të çështjes, mbetet një ndërhyrje e mundshme ndërkombëtare. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China