PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Iran: Ngushtica e Hormuzit, nën kontrollin e plotë të Iranit
2012-08-07 20:03:01 CRI Komenti juaj Printoni

Komandanti i Forcës Detare të Iranit Habibollah Sajari u shpreh të hënën se Irani ka kontroll të plotë mbi rrugën strategjike për transportimin e naftës, ngushticën e Hormuzit.

Sajari tha për mediat e vendit se Irani është garantuesi i sigurisë së Gjirit Persik.

"Manovrat që do të organizohen në Gjirin Persik nga SHBA-ja nuk janë të rëndësishme. Vendimet, veprimet dhe manovrat ushtarake të SHBA-së nuk do të kenë asnjë efekt mbi Iranin," u shpreh ai.

Komandanti i Forcës Detare të Iranit Habibollah Sajari i paralajmëroi vendet arabe rreth Gjirit Persik që të ruajnë distancë me SHBA-në dhe ta realizojnë sigurinë rajonale nga bashkëpunimi mes vendeve në rajon.

Në korrik, SHBA-ja njoftoi se do të shtojë praninë e trupave të saj në Gjirin Persik. Marina ka lëvizur në rajon një anije ankoruese në Gjirin Persik për të shërbyer si baza e parë lundruese e Pentagonit në operacione ushtarake apo humanitare. Kjo anije do të shërbejë për pastrimin e minave, por është e pajisur me spital, pistë helikopterësh dhe bazë për trupa luftuese, të cilat mund të dërgohen në tokë për operacione speciale, për operacione eksplorimi etj., dhe nuk është për të kërcënuar Iranin. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China