PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dita e dhjetë e Lojërave Olimpike, Kina kryeson me 31 medalje ari
2012-08-07 09:30:33 CRI Komenti juaj Printoni

Më 6 gusht, në ditën e 10-të të Lojërave Olimpike të Londrës, u dhanë 18 medalje të arta.

Ditën e djeshme u zhvilluan tre finale në disiplinat e gjimnastikës. Arthur Nabarrete Zanetti nga Brazili mori medaljen e artë në unazë për meshkuj, ndërsa gjimnastja e njohur ruse Aliva Mustafina doli e para në ushtrimet në paralele të shkallëzuar, e ndjekur në vendin e dytë nga He Kexin e Kinës. Në kapërcimin e kaluçit për meshkuj triumfoi Koreja e Jugut.

Po dje u zhvillua edhe gjysmëfinalja e futbollit për femra, ku kampionia e botës Japonia mundi Francën me rezultatin 2 me 1, duke siguruar hyrjen për herë të parë në finalen e Lojërave Olimpike. Futbollistet japoneze dhe ato amerikane do të ndeshen për medaljen e artë më 9 gusht.

Deri tani 38 vende e rajone kanë fituar medalje të arta, ndërsa 70 gjithsej kanë marrë medalje. Sipas numrit të medaljeve të arta, Kina renditet në vendin e parë me 31 të tilla, pastaj vijnë ShBA-ja me 29, Britania e Madhe me 18, Koreja e Jugut me 11, Franca me 8 dhe Rusia me 7. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China