Qeveria greke përmbylli raundin dy-javor të negociatave me kreditorët e huaj për planin e shkurtimeve, të cilat do t'i mundësojnë vendit marrjen e ndihmave të tjera financiare.
Ministri grek i financave Yannis Stournaras ra dakord që një plan masash kursimi në vlerën 11.5 miliardë euro të zbatohet nga 2013-2014.
Mësohet se shkurtimet përfshijnë uljen e pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore dhe ndoshta rritjen e moshës për daljen në pension në 66 vjeç.
Në bazë të marrëveshjeve të mëparshme me ndërkombëtarët, Greqia pritet të marrë në vjeshtë ndihmën financiare të rradhës prej 31.5 miliardë euro. (Ardi Pulaj)