Presidenti sirian Bashar al-Asad i kërkoi të mërkurën ushtrisë të vazhdojë detyrën për mbrojtjen e paqes e të stabilitetit kombëtar dhe t'i japë kurajë të gjithë popullit.
Beteja mes trupave qeveritare siriane dhe forcave të armatosura opozitare në Alepo të Sirisë Veriore ka hyrë në ditën e 11-të. Burime zyrtare deklaruan se në periferi të Alepos ushtria është kundërpërgjigjur, duke vrarë shumë "terroristë", ndërsa opozita deklaroi se trupat qeveritare kanë filluar të tërhiqen. (Jiang Lei/Artani)