Fraksionet opozitare të Sirisë u takuan të martën në Kajro të Egjiptit për t'u konsultuar rreth tranzicionit politik në Siri si edhe themelimit të organeve të administratës kalimtare. Në mbledhje u zgjedh presidenti ekzekutiv administratës, i cili do të përgjigjet edhe për konsultimet me fraksionet e tjera dhe mbi themelimin e qeverisë kalimtare.
Më herët, "Ushtria e Çlirimit të Sirisë" propozoi themelimin e komitetit udhëheqës në periudhën kalimtare. Në të ardhmen, ky komitet do të hartohejë Kodin Zgjedhor dhe njëkohësisht do të zhvillojë reformën në institucionet e sigurimit dhe të mbrojtjes.
Kongresi amerikan ndërkohë, miratoi një fond prej 15 milionë dollarësh për të mbështetur fraksionet opozitare të Sirisë.
Njëkohësisht, sekretari amerikan i Mbrojtjes, që ndodhet për vizitë në Lindjen e Mesme, pritet të kërkojë bashkëpunimin e Izraelit dhe Jordanisë për të rrëzuar pushtetin e presidentit sirian Bashar al-Assad. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)