PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB: Rritet numri i refugjatëve pas luftimeve në Aleppo
2012-08-01 09:09:42 CRI Komenti juaj Printoni

Luftimi në kryeqytetin ekonomik të Sirisë, Aleppo, ka nxitur eksod masiv nga qyteti.

 

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 200 mijë njerëz braktisën Aleppon gjatë fundjavës.

 

Zëdhënësja e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Melissa Fleming, tha se njerëzit që nuk mund të largohen po gjejnë strehim në shkollat e Aleppos.

 

''Ka 32 shkolla në Aleppo në të cilat ne kemi identifikuar në secilën prej tyre, ne kemi dëgjuar, apo nga dëshmitarët, se 250 deri në 350 njerëz janë grumbulluar brenda secilës prej tyre, shumica gra dhe fëmijë. Ndërsa në konviktet e universiteteve ka në total 7000 njerëz që po qëndrojnë nëpër dhomat e tyre.''

 

Fleming shtoi se kampe të reja refugjatësh po ndërtohen për të strehuar refugjatët.

 

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thonë se mungesa e parave po shndërrohet në problem.

 

Vetëm rreth 30 për qind e fondit prej 200 milionë dollarësh është përdorur.

 

Luftime të ashpra po zhvillohen në Aleppo që nga java e kaluar. (Leftion Peristeri)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China