Një proces kalimtar i drejtuar nga populli sirian është zgjidhja e vetme për krizën siriane, deklaroi të hënën sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon në Nju Jork.
Ban Ki-moon theksoi para mediave se luftimi i mëtejshëm nuk është zgjidhje dhe militarizimi i konflikteve do të shkaktojë vetëm shkatërrime dhe hidhërime. "E vetmja zgjidhje është një proces kalimtar i drejtuar nga vetë sirianët. Dhe 6 propozimet e Kofi Anan-it dhe komunikata e Gjenevës ende mbeten baza për zgjidhjen paqësore të krizës në Siri", theksoi sekretari Ban.
Kryetari i Misionit Vëzhgues të OKB-së në Siri gjenerali Babacar Gaye tha se ai është shokuar nga konfliktet e dhunës në Homz të Sirisë Qendrore. "Të dyja palët, qeveria siriane dhe opozita, janë të përgjegjshme për gjendjen e tanishme. Palët duhet të ndalojnë dhunën dhe të zgjidhin krizën me dialog", thotë Gaye. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)