PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Olimpiada e Londrës, Kina shton edhe 3 medalje ditën e tretë
2012-07-31 11:22:31 CRI Komenti juaj Printoni

Kina vijon të kryesojë tabelën e medaljeve në olimpiadën e Londrës, me 17 të tilla të fituara deri tani.

Kina dhe SHBA-ja ruajnë pozicione të afërta, edhe pse Kina kryeson, duke pasur parasysh 9 medaljet e arit të fituara deri tani.

Dita e tretë e lojërave solli 3 medalje të tjera ari për Kinën, me Cao Yuan dhe Zhang Yanquan që fituan garën e zhytjes së sinkronizuar 10 metra.

Ndërsa Li Xueying fitoi garën për femra në peshëngritje për kategorinë 58 kilogramë.

Ekipi i gjimnastikës së meshkujve ka marrë medalje ari të gjitha garat.

Medalja e artë për çiftin kinez të zhytjes, është e dyta për këto lojëra.

16-vjeçari Cao Yuan thotë se nuk ishte nervoz para garës.

"Çdo gjë është në rregull, kjo sepse unë kam marrë pjesë në shumë gara dhe i shoh Lojërat si çdo garë tjetër të zakonshme. Pra, unë nuk isha nervoz." u shpreh Cao.

Momentalisht Franca qëndron në vendin e tretë me 7 medalje të fituara deri në përfundim të ditës së tretë të Olimpiadës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China