PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Londër 2012, Bezhani komenton paraqitjen e Shqipërisë
2012-07-31 20:08:45 CRI Komenti juaj Printoni

Pas Majlinda Kelmendit edhe peshëngritësja Romela Begaj nuk ia doli. Në stilin e shkëputjes Begaj ngriti 101 kg, ndërsa në stilin e shtytjes 115 kg duke u renditur kështu në vendin e 11-të.

Shefi i delegacionit, Viron Bezhani në një intervistë për Top Channel thotë se ana psikologjike, por edhe trajnerët kanë qenë arsyet e dështimeve të Begajt dhe Kelmendit në Londër.

"Të dy sportistet janë për t'u pasur zili për dispilinën regjimin dhe seriozitetin që patën në këtë turne, kanë bërë çdo gjë për të arritur rezultatin maksimal të tyre. Tashmë po kuptojmë që për të arritur rezultatet apo ëndërrat që ato kanë, nuk mjafton vetëm stërvitja. Janë pesë faktorë që janë të domosdoshëm për arritur rezultatet. Ajo (Kelmendi) mendonte se e kishte të lehtë, ajo ishte përgatitur nga ana psikologjike se po mundte një kundërshtar të lehtë. Dhe atëherë kur nuk e respekton kundërshtarin, kur nuk e vlerëson atëherë do ta pësosh më kollaj. Nëse nuk është trajneri në lartësinë e duhur nuk mund të pretendosh tek sportisti. Që në momentin që i takova pashë që i kishin rritur më tepër se ç'duhet. I thashë: Ti nuk ke punë me kundërshtarët, ngri peshën tënde, arrij objektivin tënd dhe atëherë jemi në rregull bashkë. Pra në qoftë se ne do dimë ta përgatisim sportisten për një nivel të lartë, atëherë ne mund të marrim atë që kërkojmë prej saj, në qoftë se nuk dimë, atëherë nuk është faji i sportistes është faji ynë", tha Viron Bezhani, shef i delegacionit olimpik shqiptar. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China