Kreu i Eurogrupit Jean-Claude Juncker paralajmëroi më 29 korrik se Eurozona ka rrezikun e shpërbërjes. Ai tha se Fondi Europian për Stabilitet Financiar (EFSF) dhe Banka Qendrore Europiane do të angazhohen për qetësimin e tregjeve dhe për ruajtjen e euros.
Në një intervistë për gazetën "Süddeutsche Zeitung" ai tha se Eurozona ka hyrë në një fazë vendimtare. Vendet e saj duhet të marrin të gjitha masat për sigurimin e stabilitetit. Ai vërtetoi se Fondi Europian për Stabilitetit Financiar dhe BQE-ja janë të gatshme të blejë obligacionet shtetërore nga vendet me shumë borxhe, aty ku do të jetë e nevojshme.
Juncker shtoi se dalja e Greqisë nga Eurozona s'mund të zgjidhë problemin, ndërsa do të dëmtojë besimin e investitorëve për vendet e tjera të Eurozonës. (Çang Çuo/Albana)