Lojërat e 30-ta Olimpike verore nisën të premten në Londër, me një ceremoni madhështore, që u ndoq në stadium nga 80 mijë spektatorë. Përfaqësuesit e të gjitha ekipeve, ishin të pranishëm në këtë ceremoni.
Delegacioni kinez përbëhet nga 396 atletë, që do të garojnë në 23 sporte.
Anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës, Dai Bingguo ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes, si përfaqësues i qeverisë së Pekinit. Ai tha se si vend që i kushton vëmendje të veçantë sporteve, Kina mbështet nismat olimpike. Në të njëjtën kohë Dai Bingguo uroi që sportistët kinezë, por edhe të vendeve të tjera, të dalin sa më mirë në këto Lojëra.
Më shumë se 10 mijë atletë nga e gjithë bota garojnë në disiplina të ndryshme sportive gjatë 16 ditëve në vijim. Lojërat Olimpike të Londrës do të mbylllen më 12 gusht. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)