Përfaqësuesi i qeverisë kineze, anëtari i Këshillit të Shtetit Dai Bingguo vizitoi delegacionin olimpik të Kinës në Londër, ku i shprehu urimet më të mira dhe i inkurajoi për fitore.
Në emër të Partisë Komuniste të Kinës Komitetit Qendror dhe Këshillit të Shtetit, Dai Bingguo u përcolli përshëndetjet e përzemërta atletëve kinezë, trajnerëve dhe stafit, duke i kërkuar që të përpiqen për sukses.
"Si një vend organizator i Olimpiadës së vitit 2008, Kina ka marrë pjesë aktivisht dhe ka treguar mbështetje të madhe për Lojërat Olimpike të Londrës. Ne kemi dërguar një delegacion të madh prej 621 anëtarësh, që kanë tërhequr vemendjen e gjithë botës," u shpreh Dai Bingguo.
Liu Peng, shefi i misionit të delegacionit kinez shoqëroi z.Dai gjatë vizitës së tij në Fshatin Olimpik. (Albana)