PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Barroso e Samaras, besim tek e ardhmja e ekonomisë greke
2012-07-27 12:13:59 CRI Komenti juaj Printoni

Greqia mund ta kapërcejë krizën e tanishme të borxhit dhe të qëndrojë brenda një Eurozone të qëndrueshme, ndonëse do t'i duhet të vazhdojë reformat e dhimbshme, por të domosdoshme strukturore, u shprehën të enjten në Athinë kryeministri grek Antonis Samaras dhe kryetari i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.

Z. Barroso theksoi se të gjitha shtetet anëtare kanë deklaruar se Greqia duhet të qëndrojë në Eurozonë për sa kohë që ajo mban premtimet e bëra në marrëveshjet e ndihmës të nënshkruara që nga viti 2010 me huadhënësit ndërkombëtarë, në mënyrë që të shmangë moskthimin e borxhit dhe një dalje të mundshme nga zona e monedhës së përbashkët.

Kreu i Komisionit Europian u dërgoi gjithashtu një mesazh kritikëve më të zjarrtë në gjirin e zyrtarëve evropianë, të cilët sipas tij "nganjëherë duket se nuk e kuptojnë që jemi të tërë në të njëjtën barkë".

Nga ana e tij, kryeministri i Greqisë Samaras përsëriti vendosmërinë e vendit të vet për të vazhduar reformat strukturore dhe privatizimet, me qëllim zvogëlimin e deficitit dhe rikthimin e rritjes së ekonomisë. "Ne do të bëjmë gjithçka të nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike," tha kreu i qeverisë helene, duke shprehur optimizëm për rezultatet e këtyre përpjekjeve. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China