Ashtu si Lojërat Olimpike të Pekinit, edhe këto të Londrës do të fitohen nga ekipi kinez, të paktën sipas një parashikimi të një universiteti gjerman.
Në analizën e një ekipi shkencor të Universitetit të Bohumit në Ruhr, u morën pasarasysh rezultatet e të gjithë sportistëve pjesëmarrës, bashkuar edhe me të dhëna politike, ekonomike, demografike e kulturore.
Sipas parashikimeve, Kina do të renditet e para për numrin e përgjithshëm të medaljeve të fituara, në total 102, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 100 dhe nga Rusia me 71.
Britania e Madhe, si vend organizator, pritet të renditet e katërta, duke grumbulluar vetëm 57 medalje.
Në Pekin 2008 ishte Kina ajo që fitoi, ndonëse ShBA mblodhi më shumë medalje. Në tërësi skuadra kineze grumbulloi 100 medalje, nga të cilat 51 të arta, ndërsa amerikanët fituan 110 medalje, por vetëm 36 të arta. Në vendin e tretë, me 72 medalje u renditën rusët.
Nëse parashikimi i Universitetit të Bohumit mbi numrin e medaljeve do të rezultojë i vërtetë, atehërë kjo do të jetë renditja në fund të Lojërave Olimpike sipas shteteve.
Parashikimi për renditjen përfundimtare
1. Kinë 102 medalje
2. ShBA 100
3. Rusi 71
4. Britania e Madhe 57
5. Australi 43
6. Francë 39
7. Gjermani 36
8. Kore e Jugut 31
9. Kubë 29
10. Brazil 28
10. Ukrainë 28
12. Itali 27
12. Japoni 27
14. Bjellorusi 19
14. Spanjë 19
Marrë nga www.top-channel.tv, 25.07.2012