PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ban Ki-Mun kërkon ndalimin e dhunës në Siri
2012-07-26 19:52:46 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, u ka bërë thirrje të gjitha fuqive botërore që të angazhohen për të ndaluar dhunën në Siri.

Komenti i Ban Ki-Mun erdhi pas përshkallëzimit të përleshjeve midis forcave qeveritare dhe kryengritësve në qytetin verior të Alepos.

Luftimet kanë nxitur qeverinë turke të mbyllë postoblloqet kufitare me Sirinë.

Turqit nuk do të jenë në gjendje të kalojnë kufirin për në Siri edhe pse refugjatët që i ikin dhunës do të lejohen të kalojnë me mënyrë tjetër.

Vendimi i Turqisë erdhi pasi kryengritësit sirianë morën kontrollin e disa pikave kufitare javën e kaluar.

Ndërkohë, komandanti i ri i Misionit të Vëzhgimit të Kombeve të Bashkuara, gjenerallejtënanti Babacar Gaye, është shprehur optimist se dhuna mund të ndërpritet.

"Do të ketë pak dritë në këtë tunel që ne mund të pushojmë dhe të ketë më pak dhunë. Kemi 30 ditë, kështu që çdo mundësi do të jetë për lehtësimin e vuajteve të banorëve".

Babacar Gaye mbërriti në kryeqytetin sirian, Damask, të mërkurën. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China