PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Olimpiada "Londër 2012", delegacioni kinez pretendent për të fituar
2012-07-26 19:58:38 CRI Komenti juaj Printoni

Delegacioni olimpik kinez ishte i pranishëm në një konferencë shtypi në prag të hapjes së Lojërave Olimpike të Londrës, për t'iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme të publikut.

"Nga statistikat e mëparshme ka rezultuar se nëse një vend organizator i Olimpiadës konkurron në Lojërat pasardhëse Olimpike në një vend tjetër, numri i medaljeve të fituara të arit dhe i atyre në total ulet me 30%," u shpreh nënkryetari i delegacionit kinez, Xiao Tian.

Në Lojërat Olimpike të Pekinit, si vendi organizator, delegacioni olimpik i Kinës fitoi gjithsej 100 medalje, nga ku 51 ishin medalje ari. Në Olimpiadën e kësaj here, në Londër, mediat dhe agjencitë kërkimore kanë theksuar se medaljet e arit që pritet të fitohen nga Kina do të jenë afësisht 34. Ky numër përkon edhe me analizën e përmendur më sipër nga Xiao Tian.

Mbajtësi i flamurit kinez në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës së Londrës është ylli i basketbollit Yi Jianlian.

Xiao Tian shpjegoi se vendosëm që Yi Jianlian të jetë mbajtësi i flamurit të Kinës, pasi ai është një lojtari i ri basketbolli, i famshëm dhe i njohur për mjeshtërinë e tij, ai luan basketboll në NBA, ka shumë tifozë në Kinë dhe për këtë vendosëm që të jetë ai."

Gjthashtu, Xiao Tian bëri të ditur se, në të ardhmen do të konsiderojmë që mbajtësja e flamurit të jetë një sportiste femër.

Ai përfundoi duke bërë një përshkrim imagjinar se si do të ishte paraqitja hyrëse e delegacionit kinez:

"Në ceremoninë e hapjes në Lojërat Olimpike të Londrës, ne jemi krenarë, të gjithë atletët do të jenë të kënaqur dhe me vetbesim."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China