Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei, në konferencën për shtypi të së martës, iu përgjigj pyetjeve në lidhje me raportin e presidentit filipinas Korazon Akuino dhe çështjen e ishullit Huangyan, raporton agjencia kineze e lajmeve Hsinua.
Hong Lei tha se çështja e ishullit Huangyan ka gjurmë të qarta.
"Konventa e OKB-së mbi Ligjin e Detit nuk është bazë ligjore për të caktuar sovranitetin e ishullit Huangyan, as nuk ndryshon faktin që sovraniteti i këtij ishulli i përket Kinës. Pekini këmbëngul në ruajtjen e tërësisë territoriale dhe bën përpjekje të zgjidhë këtë problem nëpërmjet konsultimeve dypalëshe. Deri më tani është parë një zbutje e situatës dhe Kina shpreson që Filipinet të ndërmarrin veprime të përshtatshme për zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve të dy vendeve", tha Hong Lei. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)


















