PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Atletët kinezë mbërrijnë në Londër për Olimpiadën 2012
2012-07-24 19:38:49 CRI Komenti juaj Printoni

Atletët kinezë kanë mbërritur në Londër, në pritje për hapjen e Lojërave Olimpike, të premten.

Një nga yjet e sportit, i cili mbërriti të hënën ishte lojtari i badmintonit dhe fituesi i medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike të Pekinit Lin Dan.

"Dëshiroj që së pari të paraqes një perfomancë të mirë dhe më pas do mendohem për fazën tjetër. Shpresoj që ditët në vazhdim të ndeshjes do të jenë edhe më të mira."

Një lojtar tjetër badmintoni edhe ai fitues i medaljes së argjendtë, Fu Haifeng, u shpreh se shpreson që këtë vit do të fitojë medalje ari.

"Ndjehem mirë sepse jemi stërvitur për një kohë të gjatë për këtë, kjo është hera e tretë që marrim pjesë në Lojërat Olimpike, kështu që jemi përgatitur për këtë për një kohë të gjatë. Besoj se po të japim maksimumin tonë, kjo gjë mund të arrihet."

Ekipi kinez është duke shpresuar se suksesi i tyre do të vazhdojë pas kryesimit të tabelës së medaljeve në Pekin, 4 vite më parë.

Kina fitoi 100 medalje, duke përfshirë 51 medalje ari në Olimpiadën e Pekinit, olimpiadën më të sukseshme të të gjitha kohërave për ta. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China