Presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi u shpreh në një intervistë për mediat më 22 korrik se tani sistemi i njësuar monetar europian nuk ndodhet në rrezik, përkundrazi, sipas tij, euroja është e pakthyeshme, sepse udhëheqësit dhe popujt europianë kanë investuar shumë për të.
Europa nuk do të bjerë në recesion dhe parashikohet që Eurozona të rigjallërohet në fund të këtij viti, tha z. Draghi, i cili shtoi gjithashtu që, për të dalë nga rreziku, duhet forcuar bashkimi financiar, buxhetor dhe politik europian dhe duhen krijuar institucione mbishtetërore. (Wang Xianya/Artani)