Flaka olimpike mbërriti në Londër të shtunën (21 korrik), duke e nisur vrapimin 7-ditor me stafetë brenda kryeqytetit britanik.
Të premten në mbrëmje, flaka olimpike është transportuar në Londër me helikopterin e marinës mbretërore dhe u vendos bashkë me medaljet olimpike duke u survejuar gjithë natën. Në orën 7:20 të 21 korrikut, vrapimi i stafetës do të fillojë në observatorin mbretëror Greenwich të Londrës Lindore. Në ditën e parë të aktivitetit, do të marrin pjesë 143 vrapues.
Në 7 ditët e fundit, pishtari olimpik do të kalojë nëpër të gjitha pikët e famshme dhe blloqet kryesore të qytetit të Londrës, deri sa të arrijë në parkun olimpik, ku do të zhvillohet ceremonia e hapjes. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)