PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia mbështet plotësisht përpjekjet për paqe të Kofi Ananit
2012-07-18 14:52:29 CRI Komenti juaj Printoni

I dërguari i posaçëm Kofi Anan tha se shpreson që Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të arrijë një marrëveshje për Sirinë pas bisedimeve me zyrtarët rusë.

Anan mori mbështetje nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili e priti në një takimin të dërguarin e posaçëm në Kremlin të martën.

"Që prej fillimit, dhe ju e dini këtë, që në hapat e parë si i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes Arabe, ne ju kemi mbështetur dhe ne po mbështesim përpjekjet tuaja për të vendosur paqen në Siri."

Gjatë bisedimeve me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, Anan tha se ai mbështet propozimin e Rusisë për zgjatjen e mandatit të misionit vëzhgues të OKB-së i cili skadon të premten.

"Natyrisht, diskutimet në Këshillin e Sigurimit lidhur me zgjidhjen kërkojnë daljen e një rezolute, dhe unë shpresoj se këshilli do të vazhdojë diskutimet e veta me shpresën e gjetjes së një gjuhe që do të tërheqë të gjithë së bashku për të ecur përpara në këtë çështje kritike."

Vizita zotit Anan në Moskë erdhi pasi luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe rebelëve sirianë në Damaskun Qendror arritën në ditën e tretë.

Ndërkohë, vendet perëndimore po bëjnë thirrje për sanksione në Siri.

Ministri i Jashtëm britanik William Hague këmbënguli të martën se rezoluta e fortë e OKB-së është e nevojshme për të ushtruar presion mbi Damaskun të ndalojë gjakderdhjen.

Rusia gjithashtu ka ofruar për të organizojnë një mbledhje të re të Grupit të Veprimit për Sirinë në Moskë më vonë këtë muaj. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China