Damask, vazhdojnë përleshjet mes forcave qeveritare dhe rebelëve
Kryeqyteti i Sirisë, Damasku, është kthyer në një shesh luftimi mes forcave qeveritare dhe rebelëve të Ushtrisë së Lirë siriane.Shkëmbimet e zjarrit kanë nisur gjatë natës së 15 korrikut dhe kanë vazhduar në shumë zona të kryeqytetit Damask. Komiteti Koordinues i opozitës së bashkuar siriane bën të ditur se nga konfliktet kanë mbetur të vrarë 50 njerëz, por nuk ka asnjë lajm zyrtar mbi bilancin e viktimave dhe të plagosurve.Misioni vëzhgues i OKB-së në Siri ka shprehur shqetësim mbi sulmet e dhunën që kanë përfshirë Sirinë dhe u bëri thirrje palëve t'i japin fund dhunës dhe të nisin tranzicionin politik të udhëhequr nga populli sirian.Njëkohësisht, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u shpreh se Rusia do të përqiqet të kërkojë zgjatjen e mandatit të misionit vëzhgues në Siri. Edhe Kina përkrah zgjatjen e mandatit të misionit vëzhgues, tha Li Baodong, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB.Synimi sipas tij është ndërmjetësimi me të dërguarin e përbashkët të OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Ananit, për një zgjidhje politike të problemit sirian.(Zhan Dian/Albana)