Misioni vëzhgues i OKB-së në Siri u bën thirrje palëve të ndryshme në këtë vend të ndalojnë konfliktin e armatosur, për të ecur përpara drejt tranzicionit politik të udhëhequr nga vetë populli sirian. Kështu u shpreh të hënën zëdhënësja e këtij misioni Sausan Ghosheh.
Sipas znj. Ghosheh, ekspertët ushtarakë u futën përsëri në qytezën Traimseh për të mbledhur informacione lidhur me konfliktin e ndodhur më 12 korrik. "Autorët e sulmit kanë përdorur artileri, mortaja, armë automatike dhe armë të tjera," tha ajo.
(Çan Jean/Artani)