Luftime të ashpra mes ushtrisë dhe forcave opozitare siriane u shënuan të dielën pasdite në rajonin Tadamun, në periferi të kryeqytetit, Damask. Deri më tani, nuk ka njoftime për viktima.
Agjencia e Lajmeve e Sirisë njoftoi se një grup militantësh shpërthyen disa bomba në rajonin Tadamun, gjë që solli ndërhyrjen e ushtrisë, e cila zhvilloi një betejë të armatosur me forcat opozitare.
Ndërkohë vendet fqinje vazhdojnë të ndjekin me vëmendje krizën siriane.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akabar Salehi tha se, Teherani është i gatshëm të bisedojë me përfaqësuesit e opozitës siriane, duke i ftuar ata që të vizitojnë Iranin për të gjetur rrugën për nisjen e bisedimeve me qeverinë.
Edhe ministri i jashtëm i Jordanisë, Nasser Judeh tha pas takimit me ndihmës sekretarin amerikan të mbrojtjes Derek Schulte se këmbëngul në zgjidhjen paqësore e politike të krizës siriane. (Zhan Dian/ Ardi Pulaj)