PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kofi Anani viziton përsëri Damaskun
2012-07-09 09:18:39 CRI Komenti juaj Printoni
I dërguari i posaçëm i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe Kofi Anan mbërriti të dielën në Damask për të zhvilluar konsultime me funksionarët sirianë lidhur me zbatimin e planit të tij të paqes. Gjatë vizitës ai do të takohet edhe me presidentin e Sirisë Bashar al-Asad.

Sipas njoftimeve të mediave vendore, forcat detare siriane zhvilluan një manovër ushtarake me municion të vërtetë për të ngritur aftësinë mbrojtëse kundër agresionit të huaj.

Kohët e fundit gjendja në Siri ka ardhur duke u përkeqësuar dhe ka pasur luftime mes forcave qeveritare e kryengritësve të armatosur në pjesë të ndryshme të vendit, çka ka bërë që një numër i madh sirianësh të largohen nga vendi. Në një raport të fundit të Zyrës së Komisionarit të Lartë për Refugjatët të OKB-së në Bejrut, thuhet se tani në Liban jetojnë mbi 30 mijë refugjatë sirianë.

(Çan Jean/Artani)

  

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China