Irani deklaroi zhvillimin e një stërvitjeje ushtarake të Gadrës Islamike Revolucionare për treguar aftësinë e vendit në garantimin e sigurisë së Gjirit Persik dhe të ngushticës së Hormuzit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit Ramin Mehmanparast njoftoi se manovra ushtarake është emërtuar "Profeti i madh 7".
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara e quajtën në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar mbylljen e ngushticës së Hormuzit apo marrjen e lejes nga Irani për anijet që kalojnë ngushticën.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Victoria Nuland shtoi se SHBA-ja nuk do t'i njohë këto ndryshime ndërsa do të përpiqet të mbajë të hapur ngushticën e Hormuzit.
Që nga fundi i vitit të kaluar, Irani zhvilloi disa herë manovrova ushtarake dhe paralajmëroi mbylljen e ngushticës së Hormouzit nëse i cenohet siguria kombëtare. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)