PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE: "Greqia e vendosur të vazhdojë reformat"
2012-07-04 15:32:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Task-forcës së Bashkimit Europian për Greqinë tha se qeveria e re e vendit po tregon "vendosmëri të madhe" për të vazhduar reformat.

Horst Reichenbach i bëri komentet pasi takimit ministrin e ri të Financave.

"Pra unë shikoj një vendosmëri nga qeveria e re për të vazhduar zbatimin e reformave të nevojshme strukturore dhe pikërisht këtë ne jemi duke e mbështetur me asistencë, të cilën tashmë e kemi dhënë pasi punuan muajt e fundit në mënyrë që qeveria e re të fillonte punën menjëherë."

Zëvendësministri grek i Financave Christos Staikouras tha se qeveria do të fokusohet tek nxjerrja e vendit nga recensioni duke marrë një sërë masash të kombinuara me fondin e ndihmës prej 130 miliardë eurosh, por nuk do të ndryshojë qëllimet financiare të planit.

Inspektorët e borxhit nga Bashkimi Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Europiane do të mblidhen në Athinë këtë javë për të takuar qeverinë e re.

Ndërkohë, fqinji jugor i Greqisë, Qipro filloi bisedimet me zyrtarë të Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të rënë dakord mbi shumën që i duhet nga fondi i shpëtimit i BE-së për bankat e saj në rrezik.

Qipro bëhet kështu vendi i pestë i BE-së që kërkon ndihmë financiare nga partnerët e saj në Eurozonës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China