PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Al-Assad: Nuk do të lejoj tensione mes Sirisë e Turqisë
2012-07-04 09:44:28 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria siriane po bën çdo përpjekje të mundshme për të evituar mundësinë e një përplasjeje të armatosur me vendin fqinj, Turqinë. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad në një intervistë të dhënë për gazetën turke "Cumhuriyet". 

Më 22 qershor, një avioni ushtarak turk, i tipit F-4, u qëllua nga forcat e Mbrojtjes siriane, duke u rrëzuar në ujërat detare të Sirisë.

Lidhur me këtë incident, presidenti sirian al-Assad vuri në dukje se para sulmit, forcat e Mbrojtjes siriane nuk e dinin se avioni ishte turk.

Ai shtoi se autoritetet turke po përpiqen të thellojnë antagonizmin midis dy popujve dhe një akt i tillë është shumë i rrezikshëm. Megjithatë, Ankaraja e ka përjashtuar mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës.

Lidhur me marrëdhëniet e tensionuara siriano-turke, Dirk Brengelman, ndihmës-sekretari i përgjithshëm i NATO-së u shpreh se NATO-ja do ta ndjekë nga afër gjendjen në zonat kufitare midis Turqisë dhe Sirisë. Ai u bëri thirrje të dyja palëve të vetpërmbahen dhe theksoi se NATO-ja nuk synon për zgjidhjen ushtarake të krizës në Siri.

(Can Jean/Albana)

  

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China