Sipas të dhënave të publikuara më 2 korrik nga Eurostati, në maj, përqindja e papunësisë në Eurozonë arriti në 11.1% nga 11.0% që ishte në prill.
Ndërsa në BE, në maj, përqindja e papunësisë ishte 10.3% duke u rritur 0.1% në krahasim me një muaj më parë. Në muajt e fundit, niveli i papunësisë në Europë ka pësuar rritje të dukshme, duke treguar se kriza e borxheve dhe trazirat në tregjet financiarë kanë ndikuar në ecurinë e bizneseve dhe organizmave të ndryshme, e për rrjedhojë gjendja e punësimit është vështirësuar. Përveç këtyre, niveli i papunësisë sidomos tek të rinjtë nën moshën 25-vjeçare është alarmant, mbi nivelin mesatar.
Në vendet anëtare të BE-së, përqindja e papunësisë në Austri, Holandë, Luksemburg dhe Gjermani është më e ulët se ajo e Spanjës apo e Greqisë. (Çang Çuo/Albana)