Misioni Mbikëqyrës i OKB-së në Siri bëri të ditur se do të rinisë punën e monitorimit në Siri vetëm nëse palët e ndryshme siriane do të arrijnë armëpushimin sipas marrëveshjes së lidhur më parë.
Lajmi u konfirmua nga Suasan Ghosheh, zëdhënëse e Misionit Mbikëqyrës. Ajo u bëri thirrje palëve të ndryshme të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të arritur në një zgjidhje politike të problemit.
Në të njëjtën ditë, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe Nabil el-Arabi shprehu dëshirën në mbledhjen e fraksioneve antiqeveritare që ata duhet të kapin shansin për të bashkërenduar qëndrimin gjatë tranzicionit në Siri.
Presidenti sirian Bashar al-Assad nënshkroi të hënën një projekt-ligj kundër terrorizmit, duke forcuar goditjen kundër personave që marrin pjesë në veprimtari terroriste.
(Çan Jean/Albana)