Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon nxiti të hënën nëpërmjet një deklarate palët e ndryshme në Siri të bashkëpunojnë me të dërguarin e posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Kofi Anan.
Ai gjithashtu mirëpriti konsensusin e arritur në takimin e ministrave të jashtëm të Grupit të Aksionit.
Në deklaratë bëhet thirrje që të ndalen aktet e dhunës dhe të zbatohen në mënyrë të plotë gjashtë propozimet e Ananit.
Ban Ki-moon theksoi se anëtarët e Grupit të Aksionit duhet të mbajnë premtimet, të bashkëpunojnë dhe të ushtrojnë presion ndaj palëve të ndryshme në Siri, për të evituar përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikteve dhe për të nxitur procesin e tranzicionit politik.
Krahas kësaj, shefi i OKB-së kërkoi nga punonjësit humanitarë në Siri që të veprojnë shpejt në mbështetje të civilëve. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)