Zëdhënësi i MPJ-së kineze Liu Weimin u shpreh më 3 korrik në Pekin se Kina shpreson që palët e ndryshme pjesëmarrëse në bisedimet mbi problemin bërthamor iranian të shtojnë njohjen e ndërsjellë, të zgjerojnë konsensusin dhe të zvogëlojnë divergjencat, për të krijuar një bazë të fortë për një zgjidhje me dialog.
Z. Lui Weimin bëri të ditur gjithashtu se përfaqësuesit e gjashtë vendeve dhe të Iranit do të takohen në Stamboll për bisedime në rang ekspertësh. "Në bazë të bisedimeve në Moskë, ata do të diskutojnë në mënyrë të thellë për çështjet thelbësore mbi programin bërthamor iranian," tha zëdhënësi i diplomacisë kineze.(Jiang Lei/Artani)