Zëdhënësi i MPJ-së kineze Liu Weimin u shpreh më 2 korrik në Pekin se Kina shpreson që pala filipinase të mos bëjë herë pas here deklarata provokuese, për të shmangur ndërlikimin e situatës së tanishme.
Para disa ditësh kryesenatori i Filipineve u shpreh se Kina e zotëron ishullin Huangyan vetëm sepse aty janë strehuar zogjtë shtegtarë. Lidhur me këtë, z. Liu tha: "Ishulli Huangyan është pjesë territoriale e Kinës dhe kjo nuk ka diskutim."
Siç mësohet, pala filipinase shumë shpejt do të heqë urdhërin për ndalimin e peshkimit në ishullin Huangyan dhe gjithashtu ushtria filipinase u shpreh se është e gatshme për të shoqëruar peshkatarët të kthehen në Huangyan. Lidhur me këtë, kreu i diplomacisë kineze tha se tensioni në Huangyan është zbutur dhe Kina shpreson që pala filipinase të ndërmarrë veprime në të mirë të zbutjes së situatës dhe të bashkëpunimit miqësor mes dy vendeve. (Jiang Lei/Artani)