Wang Zhaoyue u shpreh se misioni ka realizuar detyrat e paracaktuara dhe kozmonautët drejtuan për herë të parë bashkimin hapësinor, duke hyrë në laboratorin kozmik "Tiangong Nr.1". Në bord të anijes, për herë të parë ishte dhe një kozmonaute femër.
Gjatë eksplorimit të hapësirës, kozmonautët kanë kryer një sërë eksperimentesh shkencore dhe teknike dhe kanë arritur në përfundime të rëndësishme, të cilat shërbejnë si një bazë e fortë për zhvillimin e fushës së fluturimit në hapësirë me kozmonaut të Kinës. (Du/Albana)