Wang Zhaoyue u shpreh se programi i fluturimeve në hapësirë me kozmonaut i Kinës është zbatuar për 20 vjet. Qeveria qendrore ka investuar 39 miliardë juanë. Nëpërmjet 10 eksperimentimeve të fluturimit, Kina ka arritur të përvetësojë me sukses 3 teknologji kyçe në këtë fushë, si shkuarja dhe kthimi i anijes kozmike me kozmonaut, veprimet jashtë anijes kozmike dhe teknikat e bashkimit në hapësirë të mjeteve kozmike. (Du)