Kina do të vazhdojë të mbajë një qëndrim aktiv dhe të hapur për bashkëpunimin dhe shkëmbimet ndërkombëtare në fushat e bashkëpunimit teknik, shfrytëzimit të hapësirës kozmike, arritjes së rezultateve, të kualifikimit të kozmonautëve dhe të fluturimit të përbashkët. Kështu u shpreh të premten në Pekin shefi i zyrës së Veprës Kozmike me kozmonautë të Kinës, Wang Zhaoyue.
Ai u shpreh se Kina është e gatshme për të thelluar pandërprerë bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar në fushën e fluturimit në hapësirë. (Du/Albana)