PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Eurobonot, rritet trysnia mbi Merkelin
2012-06-29 10:53:07 CRI Komenti juaj Printoni
 Trysnia mbi kancelaren gjermane Angela Merkel po vjen duke u rritur, teksa ajo po e ashpërson kundërshtimin e saj për eurobonot.

Në samitin e BE-së në Bruksel disa udhëheqës evropianë i bënë thirrje Merkelit të tregohet elastike që ky takim të arrijë sukses.

Kryetari i grupit liberaldemokrat në Parlamentin Europian Graham Watson shprehet:

"Nuk besoj se Angela Merkeli u tha anëtarëve të partisë së vet se nuk do të ketë eurobono sa të jetë gjallë ajo, por mendoj se është e rëndësishme që çdo vend të tregojë vullnet për kompromis e për gjetjen e një rruge për të ecur përpara".

Disa vende të BE-së, duke përfshirë Italinë, Francën e Spanjën, kanë mbështetur idenë e eurobonove, sepse ato do të ulin përqindjet e huamarrjes të vendeve me borxhe. Por Merkeli ngurron ta ngarkojë Gjermaninë me kosto të tjera dhe është e shqetësuar se eurobonot do ta pakësojnë trysninë mbi vende si Greqia e Spanja për të reformuar ekonomitë e tyre. Ajo ka mbështetjen edhe të udhëheqësve suedezë e holandezë. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China