PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja miraton paketën e rritjes ekonomike prej 120 miliardë eurosh
2012-06-29 09:18:39 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten nisi në Bruksel samiti dyditor i verës i liderëve të BE-së. Kryetari i Këshillit të Europës Herman Van Rompuj shpalli se udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar me konsensus në këtë samit paketën për nxitjen e rritjes ekonomike me një vlerë 120 miliardë euro.

Sipas Van Rompujit, gjysma e kësaj shume do të jepet nga Banka Europiane e Investimeve (BEI). Pjesëmarrësit në samit ranë në një mendje për ta rritur me 10 miliardë euro fondin kapital të BEI-t dhe nëpërmjet "efektit levë" do të ngrihet kapaciteti i dhënies së kredive nga kjo bankë deri në 60 miliardë euro. Ky fond do të investohet në të gjitha vendet e Bashkimit, sidomos tek ato në vështirësi.

Z. Van Rompuji shtoi gjithashtu që 55 miliardë euro të tjera do të vijnë nga "fondet strukturore" të krijuara për pakësimin e hendekut midis të pasurve dhe të varfërve në vendet e BE-së, të cilat do të përdoren për mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla dhe punësimin e të rinjve. Ndërsa 5 miliardët e tjera do të qarkullojnë si "bono projektesh", kryesisht në fushën e energjisë, transportit, telekomunikacionit me bandë të gjerë dhe infrastrukturave të tjera. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China