Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan tha të mërkurën se vendi i tij nuk planifikon ta sulmojë Sirinë pas rrëzimit nga kjo e fundit të një aeroplani luftarak turk. Erdogani e bëri këtë deklaratë gjatë ceremonisë së paraqitjes së aeroplanit të parë stërvitor turk "Hurkus".
Turqia e ka kritikuar prej kohësh regjimin e Damaskut për shtypjen e protestave antiqeveritare. Nga ana e saj, Siria e ka përshkruar goditjen e aeroplanit turk F-4 si një veprim vetëmbrojtjeje. (Artani)