Një takim ndërkombëtar në nivel ministrash do të mbahet më 30 qershor në Gjenevë për problemin e Sirisë, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe të vendeve kryesore të rajonit. Lajmi u bë i ditur të mërkurën në një deklaratë të Kofi Ananit.
Sipas deklaratës, organizimi i këtij takimi synon qartësimin e masave konkrete për garantimin e zbatimit të gjithanshëm të "Planit të paqes" e të rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe për përcaktimin e kritereve të kalimit me mjete politike të pushtetit në Siri në përputhje me dëshirën e popullit sirian.
Lidhur me deklaratën e z. Anan, delegacioni i Kinës në OKB-në u shpreh se pala kineze mban një qëndrim të hapur dhe pozitiv për takimin e ardhshëm dhe shpreson se ky takim do të ndihmojë në unifikimin e mendimeve të bashkësisë ndërkombëtare.
(Çan Jean/Artani)