Më 27 qershor Eurogrupi publikoi një deklaratë, ku mirëpret kërkesën për ndihmë financiare që i kanë paraqitur ditët e fundit BE-së Spanja dhe Qiproja. Eurogrupi premton që do të marrë masa për të garantuar qëndrueshmërinë e tregjeve financiare në këto dy vende.
Deklarata njeh vlerësimin e institutit të pavarur këshillimor të autorizuar nga qeveria spanjolle, sipas të cilit Spanjës i duhen 51 deri në 62 miliardë euro ndihmë. Eurogrupi do të ftojë Komisionin Europian, Bankën Qendrore Europiane, FMN-në dhe qeverinë qipriote të hartojnë bashkërisht një plan shpëtimi. Ashtu si për Spanjën, edhe ndihma ndaj Qipros do të ofrohet nga Mekanizmi i Stabilitetit Europian. (Wang Xianya/Artani)